Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi ka vendosur të rikthehet në skenën e madhe të boksit pas humbjes së diskutueshme nga Dominic Bosel në tetor të vitit 2021.
Krasniqi e ka marrë shumë seriozisht rikthimin në arenën e boksit, duke e nisur me disa ndryshime rrënjësore. Ai ka larguar trajneri e tij të mëparshëm, ndërsa për trajner e ka marrë ish-kampionin e botës, Jurgen Brahmer.
Pikërisht nga Brahmer, Krasniqi ishte mposhtur në vitin 2015, ku ishte humbur garën për titull me TKO.Entuziast për rikthimin e tij është shprehur Krasniqi, ku ka shtuar se i janë dashur disa ndryshime.
“Jam i lumtur që kam Jurgen si trajnerin tim. Një njeri që ka përjetuar shumë në ring, ka qenë kampion bote për një kohë të gjatë, ka një përvojë të madhe dhe ka bërë shumë për boksin. Doja të vendosja të reja stimuj”, është shprehur ai.
Për punën me Krasniqin i lumtur është shprehur edhe ish-kampioni i botës Brahmer.
“Robin më kishte kontaktuar shumë kohë më parë, por nuk munda për arsye biznesi. Por në tre javët e fundit para ndeshjes së tij në Mynih, unë e mbështes atë. Mendoj se është jashtëzakonisht punëtor. Tani duhet të punojmë në pikat më të mira”, ka thënë Brahmer.
Krasniqi do të futet në ring më 25 shkurt ku përball do të ketë boksierin me prejardhje ruse, Timur Nikarkhoev.
Krasniqi ka 51 fitore e shtatë humbje në karrierë. Së fundi kishte boksuar më 9 tetor të vitit 2021 kur kishte humbur me një vendim të dyshimtë të gjyqtarëve nga Dominic Boesel.