Nga Halil Matoshi
Iku legjenda Čiro Blažević
Filozofi i futbollit – njeriu i Prishtinës me shall të bardhë!
Ai erdhi si trajner në Prishtinë me 1985 nga Geaschopper, klub që e drejtoi nga 1983–1985.
1.
Në dimnin e shtirë të Vitit 1984 Prishtina âsht n’tetik me ra p’ej Ligës së parë të ish Jugosllavi. Me mbetë n’atë dreq lige ishte vetkonfirmim identitar, statusa dhe patriotizëm.
Njerëzit e Prishtinës e kkntaktojnë Miroslav Čiro Blažević-in, kroatin e lemë në Travnik, tue e menu si pshtim!Kur u vù kontakti me të nga drejtuesit e Prishtinës, ishte trajner në Graschoppers.
Dhe ndodh mrekullia.
Čiro e shpëton Prishtinën.
Tjerat janë histori.
2.
“Para nji ndeshje isha tue përgatit skuadrën, ua mbajta nji fjalim të rrezikshëm, për randësinë historike që kishte kjo ndeshje për kombin e tyne, kur turravrap më vjen politikani kosovar Azem Vllasi e më thotë: Shef, po e shpërthejnë stadionin. Përreth tij janë 35 mijë vetë, të gjithë duen me hy!”
3.
Ndonëse katër vjet mas demostratave të vitit 1981, fushata e egër e arrestimeve dhe dënimet në burgim të rândë, të rinisë kosovare vazhdonte me hov.
Dhe shqiptarēt, demonstronin tashti në nji dimension tjetër identitetine tyne të mohuem tue manifestu homogenizimin kombëtar.
Ishte kjo betejë jo vetëm në fushën e blertë por spari politike.
Dhe kjo betejë u fitue.
4.
Dhe, rrfen Čiro qysh u bâ hero i Prishtinës: “Qebaptorët me sillnin qebapa të nxetë, gratë më qitshin pite, artarët më praronin me dukat…
5.
Në profilin e tij në Facebook ai pati shkru historinë e dashtunisë së tij me Prishtinën dhe në koment I thash se – përnes futbollit dhe përtej tij – Čiro ishte edhe nji mësues i kosovarëve së si luftohet për liri.
“Miroslav Čiro Blažević, filozofi i madh i futbollit, në kontekstin kosovar âsht nji shtetformues, që ua ka mësu kosovarëve lekcionin e flijimit për Atdhe dhe besnikninë për kombin.
Čiro ishte Hero – në rrugën e kosovarëve për liri!
Falemneres Maestro”
Dhe, Čiro i kujdesshëm e i përkushtuem, edhe pse i shtymë në moshë, jepte përgjigje në të gjitha komentet e shqiptarëve kosovarë.
“I jèmi Halil, çdo gjâ e ke me vènd. Falë me sh’net nga Čiro yt!” – shkruajti trajneri legjendar i Prishtinës së viteve të zgjimit kombëtar!
6.
Čiro ishte shumë i lexueshëm në filozofi. Ishte filozof.
Në intervistën dhânë Rene Bakalović-it, “trajneri i të gjithë trajnerëve” në revistën “Start” të Zagrebit, botue në tetor 1981, në pyetjen se si e shikonte etikën sportive kur idoli juej është Nietzsche, një filozof me pikëpamje specifike të moralit?
Blažević përgjegjet:
“Nuk mund të marrësh gjithçka nga Nietzsche. Dhe ai, si filozofët e tjerë, âsht nji utopist në një farë mënyre. I mora vetëm atë që e konsideroja pozitive, që më duhej për të krijuar një shpirt luftarak fanatik: siç i rezistoi ai në mënyrë agresive moralit tradicional, ashtu edhe unë u rezistoj anëve negative të mentalitetit tradicional në Dinamo.”
Tung Mjeshtër!
P.S.
Miroslav “Ćiro” Blažević (10 shkurt 1935 – 8 shkurt 2023) ishte një menaxher dhe lojtar profesionist kroat i futbollit. Karriera e tij profesioniste e lojës zgjati nga viti 1954 – 1966, gjatë së cilës ai luajti për Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb, FK Sarajevo, HNK Rijeka dhe klubet zvicerane FC Sion dhe FC Moutier.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/02/329776929_921094378899762_8031387876644738031_n-278x600.jpg)