Mbrëmjen e kaluar banorët e “Big Brother VIP Kosova” janë përgjigjur në shumë pyetje të dërguara nga “Vëllai i Madh”.
Pyetjet janë përzgjedhur me dorën brenda një qelqi.
Një prej pyetjeve që i qëlloi Vedatit ishte: Cili ka më shumë gjasa të ketë qenë ngelës apo përsëritës në klasë?.
“Stresi 100%, sepse jeta në Tropojë. Jo se ka qenë nxënës i keq, por formësimi apo rritja dhe koha e Stresit, e ka zënë sigurt me këto probleme. Unë përsëritës nuk kam qenë, por në provime kam mbetur tërë jetën”, ka thënë Vedati pos tjerash.
Këtë e ka konfirmuar Stresi, teksa ka thënë “se e kishte humbur vitin në klasën e pestë”.