Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka përmendur pesë pika lidhur me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë.
Hoti vlerëson se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare, e jo e ndërmjetme, si dhe ligjërisht e obligueshme.
Ndër të tjera, ai thekson se kjo marrëveshje gjithashtu duhet të jetë me garanci ndërkombëtare, e të jetë për normalizim të marrëdhënieve.
Postimi i plotë i Hotit:
Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:
- PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
- LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;
- ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
- PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
- PËR NJOHJE RECIPROKE.