Një familje prej pesë anëtarësh është shpëtuar mëngjesin e sotëm pasi zjarri përfshiu një pjesë të shtëpisë së tyre në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri. Shkaktari akoma nuk dihet, teksa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar Zjarrfikësit dhe Policia.
Gazeta mëson se incidenti ka ndodhur pas orës 03:00 të mëngjesit, kur u kërkua ndihmë për shkak se kati përdhese i një shtëpie ishte kapluar nga flakët.
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Abdixhiku ngushëllon familjet e viktimave
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur t’i evakuojnë pesë persona, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas informacioneve të para, fillimisht ishte dëgjuar një shpërthim e më pas zjarri kishte përfshirë katin.
Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet, ndërkohë që në vendin e ngjarjes pritet të dalin edhe ekspertët e zjarrit, për të zbuluar shkaktarët e incidentit.