Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme në një intervistë për AFP u zotua se do t’i rezistojë çdo përpjekjeje ‘shantazhi’ të akterëve ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje me Serbinë.
Për presionin të cilin Kurti tha se po i bëhet vendit më pro-amerikan në Ballkan, ka shkruar edhe mediumi Euronews.
Kuvendi mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës
Sipas artikullit, marrëdhëniet midis Beogradit dhe Kosovës janë përshkuar nga kriza në krizë dhe fuqitë perëndimore duan t’i japin fund ciklit të tensioneve në këtë cep të Evropës Juglindore.
Në artikullin e publikuar thuhet se bazuar në fjalët e kryeministrit Kurti, se Shtetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje para marsit, afati po afrohet shumë shpejt.
“Në qendër të tensioneve mes dyshes është refuzimi i Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës. Fuqitë perëndimore, të udhëhequra nga SHBA-të, duan që territori i vogël ballkanik prej 1.8 milionë banorësh të krijojë një shoqatë komunash ku jetojnë pjesëtarët e pakicës serbe. Kjo ide u propozua për herë të parë sipas një marrëveshjeje të lidhur nën sytë e Brukselit një dekadë më parë”, vazhdon artikulli.
Mirëpo, “Euronews” në fokus ka vendosur faktin se kryeministri Albin Kurti po u reziston thirrjeve për themelim të Asociacionit, pavarësisht presionit perëndimor pasi “Kurti pretendon se kjo do të përbënte krijimin e një fuqie potencialisht nënçmuese serbe paralelisht me institucionet kosovare”.
“Fuqitë perëndimore, të udhëhequra nga ShBA-ja, duan që territori i vogël ballkanik prej 1.8 milionë banorësh të krijojë një Asociacion komunash ku jetojnë qytetarët e pakicës serbe. Kjo ide u propozua për herë të parë sipas një marrëveshjeje të lidhur nën sytë e Brukselit një dekadë më parë. Kurti pretendon se kjo do të përbënte krijimin e një fuqie potencialisht subversive serbe paralelisht me institucionet kosovare. Minoriteti serb i Kosovës, rreth 120,000 njerëz, refuzon besnikërinë ndaj qeverisë së Prishtinës. Të inkurajuar nga Beogradi, pati protesta dhe incidente të dhunshme në fund të vitit të kaluar, veçanërisht në veri”, thuhet në tekstin e Euronews.