Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë që koficienti i pagave të jetë 105 uro.
LDK ka propozuar që ky koficient të rritet në 125 Euro.
Idenë e rritjes së koficientin në 125 Euro e ka zbërthyer në shifra Lumir Abdixhiku në një postim të tij në Facebook:
“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend.
Zgjidhja është e qartë.
Koeficienti 125.” ka shkruar lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku në Facebook