Muret e disa objekteve në Prishtinë janë mbushur sot me mbishkrime si “Martin Berishaj para drejtësisë”.
Kjo pasi tash e sa muaj kërkohet të zbardhet e vërteta për dyshimet rreth skandalit të Ambasadorit kosovar në Zagreb, i cili ka mohuar gjithçka rreth aferës ku përflitet emri i tij.
Sipas mediave në Lubjanë, Berishaj dyshohet se ishte përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.
Mbështetur në raportimet e asaj kohe, Berishaj dyshohet se i kishte bartur rreth 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij MB Consulting te politikani slloven, Robert Golob, tash kryeministër i vendit.
Këto para Berishaj dyshohet t’i ketë marrë nga kompania GEN, me degë në Serbi.