Pas dy javëve, deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme do të mblidhen në një seancë të rregullt plenare.
Sipas njoftimit, seanca e sotme do të shqyrtojë 29 pika të papërfunduara, disa nga to që nga viti i kaluar.
Seanca është paraparë të nisë nga ora 12:00.