1. Ramadani u punësua në Bankë. Për këtë gazmend në familjen e Presidentes Vjosa Osmani – ka dëgjuar edhe Makroni!
2. Qe 7 vjet, Drejtësia nuk e di se a ka bërë ‘mirë’ apo ka bërë
‘keq’ kur ministresha e Drejtësisë ua ka hedhur deputetëve hundëve gazin lotësjellës dhe i ka bërë për spital (përfshirë një shtatzënë).
Kur gjykatësit po e pyesin ‘si ndjehesh’ Ministresha po thotë se gjithmonë ndjehet ‘krenare dhe e pafajshme’, që do të thotë se edhe në të ardhmen mund t’ua gjuaj njerëzve hundëve gazin lotësjellës,
sepse sipas Drejtësisë, ‘mirë ua ka bërë’!
Së paku të dënohej që e ka lënduar veten…duke e shfrytëzuar ‘stidno mesto’ për depo armatimi!
3. Gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, ka humbur gjaku i A.Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
4. Jo veç Presidentja – vëllain e saj Ramadanin, të gjithë ministrat dhe ministreshat e Kurtit i kanë punësuar familjarët e tyre.
5. Një ministër ia ka dhënë paret e buxhetit të Kosovës – fondit dhe OJQ- së së tij.
Nuk e ka fshehur këtë vjedhje, ka vjedhur publikisht, prandaj kush vjedh hapur, nuk e përndjek Drejtësia e Kosovës.
6. Qeveria Kurti ka dhënë tenderë një-burimorë dhe ia ka ndarë milionat Agjencisë së Privatizimit – ‘të cilën’ kur nuk ishte në pushtet, e konsideronte ‘kriminale’.
7. Ministresha Donika Gërvalla ia ka dhuruar vajzës së saj përvojën e punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme – se çikës i është dashur për karrierë.
8. Ministresha Gërvalla i ka thënë Serbisë në OKB ‘Ju keni qenë viktima të gjenocidit gjerman – si nuk u mbushët mend’!
9. Qeveria Kurti e ka shpallur të ‘shenjtë’ Komandantin e ‘Rojave të Urës’ – Oliver Ivanoviçin, për kontributin e tij në vrasjen e dhjetëra civilëve shqiptarë.
10. Krimineli u kthye në vendin e krimit:
Arben Vitinë, gjithë ditën e lume e sheh duke llaskuçuar nëpër qendra tregtare, ndërsa shumë spitale as ujë nuk kanë, thahet gjaku në instrumente, e pacientet bartin ujin me kove.
11. Qeveria Kurti i ka zvogëluar pagat, e ka rritur tatimin në pronë mbi 100 për qind.
Kjo veprimtari kriminale e qeverisë Kurti u bë për ta realizuar qind për qind planin për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët.
12. Kryeministri Albin Kurti, me prirje artistike – gati sa të Neronit, e ka shtyrë orarin e shfaqjes në një teatër, dhe meqenëse aktorët e kanë rrogën 400 Euro, e kanë pritur derisa ka mbërritur Neroni në shfaqje (se mbesin pa rroga pastaj).
13. Deputetët e Albin Kurtit kanë shprehur urrejtje ndaj pensionistëve.
Kanë votuar që pensionistët shqiptarë të mos paguhen për punën që e kanë kryer para luftës – nëse nuk ia kanë paguar tatimin Serbisë pushtuese.
Pensionistët janë mërzitur shumë nga ky vendim antishqiptar i deputetêve të Albin Kurtit.
14. Qeveria Kurti (me paret e shqiptarëve) ua paguan rrymën serbëve, përfshirë atë serbin e akuzuar për sulm terrorist, që e liruan nga arresti.
Kur e liruan,
Drejtësia shqiptare e Kosovës mendonte se kur polici serb i Kosovës i ka djegur zyrat e KQZ-së në Veri – nuk ka bërë diçka aq keq sa të mbahet në burg.
Terrorizëm hesapi.
15, Gjatë qeverisjes Kurti nuk u ndërtua asgjë, përveç një urë tri metra.
16. Presidentja e popullit më të varfër në Evropë dhe qeveria Kurti jetuan në Lagjet luksoze të Prishtinës.
17. Përveç mafive të tjera, qeveria Kurti e zhvilloi edhe mafinë e kulturës: u dhanë milionat për aktivitete fantome ‘kulturore’ që nuk kanë ndodhur kurrë!
18. Ambasadori i Kosovës në Amerikë i ka treguar ministreshës së tij se ‘Amerika është edhe më brutale seç kujton qeveria Kurti’.
Sot, Ambasada e Kosovës në Amerikë është antiamerikane.
19. Donika Gërvalla e ka fshehur librin e takimeve në ministri, për ta zhdukur praninë në ministri të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, një zhongler i kafehaneve serbe,
i cili me paratë e Serbisë e financoi pushtetin e Albin Kurtit.
Presidentja, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla me besa – besë po e mbrojnë ambasadorir- për paratë e të cilin po i fusin duart në zjarr.
20. Ambasada Amerikane ka vendosur të vetëmbrohet nga armiqësia publike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke e mbajtur larg vetes.
Volteri ishte ateist por Biblën e mbante nën sqetull sepse mendonte se ‘armikun duhet ta mbash afër’ – demek për t’ia kuptuar planet…
(me qenë armiku budalla -po)
Albin Kurti mendon se është i barabartë me Amerikën: Ky e ka dijen, kurse Amerika e ka forcën fizike.
Prandaj, Amerika është lodhur duke u ndjerë inferiore ndaj Albin Kurtit, i cili, siç u ndodh rëndomë narcisoidëve, ka ngelur vetëm me ‘mençurinë’ e tij dhe me analfabetët e tij funksionalë!
Mençuria të lë në vetmi.
Vetmia pastaj ta shpjegon Ty se si Ti je një budalla.
P.S. Ministri Peci u pa duke e përqafuar me një dhi.
Dhia e ka tamblin e popullarizuar dhe simbolizon një vit me begati.
E pastaj dhia i tha deles…