Pesë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar vendosjen e bustit të heroit kombëtar Isa Kastrati në Kamenicë.
Asamblistët e Vetëvendosjes kanë propozuar që busti i dëshmorit të vendoset te shtëpia e kulturës “Isa Kastrati” dhe jo në shesh.
A do të mund t’i plotësojë Policia vendet e zbrazëta pas dorëheqjes së policëve serbë
Megjithatë, ky propozim ka kaluar me 18 vota.
Asambleisti i Kuvendit Komunal nga radhët e Vetëvendosjes, Hasan Krasniqi ka thënë për Gazetën Insajderi se kanë kundërshtuar vetëm për shkak të lokacionit.
“Kundërshtimet që ne i kemi pas kanë qenë rreth lokacionit se ku mu vendosë, përndryshe e kemi përkrahë unanimisht krejt. Personalisht kam thanë që kjo shtatore është e vonuar nuk ka pas të bëjë asgjë me kundërshtim. Shtëpia e kulturës në Kamenicë mbanë po të njëjtin emër, kërkesa ime ka qenë me vendos aty ku e ka edhe emrin tek shtëpia e kulturës“, tha Krasniqi.
Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, nuk e ka përkrahur këtë nismë duke abstenuar.
Insajderi ka provuar të kontaktojë Liridon Kastratin, por, i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Isa Kastrati është babai i ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili vjen nga partia Socialdemokrate.
Në Kamenicë në pushtet është Lëvizja Vetëvendosje me në krye Kadri Rahimajn.