Pas një jave, orën e Edukatës Fizike po e mbajnë në kabinetin e Informatikës. Nxënësit e klasës së 11 në Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj, të enjten u rikthyen në shkollë por jo në klasën e tyre.
Atë hapësirë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike e vlerësoi si të papërshtatshme për të miturit.
Pas vërshimeve, klasa mund t’iu sjellë telashe shëndetësore nxënësve.E arsimtari i Ed. Fizike, Basri Jashari tregoi se salla e sportit është ndër hapësirat më të dëmtuara në objektin e shkollës.
Prandaj ai është i detyruar që aktivitetet fizike t’i reduktojë e t’i shpjegoj vetëm në aspektin teorik.
Mirëpo ky nuk është dëmi i vetëm i shkaktuar në këtë shkollë.
Mësimin e filluan edhe shkolla e mesme teknike.
Arsimtari i matematikës, Sinan Musliu tregoi se objekti pas një faze kritike u kthye në normalitet.
Edhe këtu dëmet janë të mëdha.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Kastriot Duraku, tregoi se të gjitha shkollat tashmë i janë kthyer procesit mësimor.
Skenderaj është një nga komunat më të prekura nga vërshimet.