Presidenti amerikan Donald Trump nuk mund ta shkarkojë për momentin guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook. Kështu ka vendosur gjykata të martën vonë, duke shënuar kështu një fitore të madhe për guvernatoren Cook e cila po përballet me presidentin për përpjekjet për ta larguar nga banka qendrore.
“Cook ka treguar me prova të forta se shkarkimi i saj i pretenduar është bërë në kundërshtim me Ligjin e Rezervës Federale,” shkroi gjykatësja Jia Cobb në vendimin e saj. Ky ligj lejon që një president të shkarkojë një guvernator të Fed-it vetëm “për shkak të…” (dmth. me arsye të justifikuar).
Vendimi e lejon guvernatoren Cook të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të komitetit që vendos për normat e interesit, javën që vjen, kur pritet që të ketë një ulje të normave për herë të parë këtë vit.
Ky është një hap prapa për Trump-in, i cili muajin e kaluar njoftoi se do ta shkarkonte Cook, duke e akuzuar për mashtrim lidhur me hipotekat, në mes të një fushate për të ushtruar presion mbi bankën qendrore të SHBA-ve për të ulur normat e interesit. Cook reagoi duke paditur presidentin, duke thënë se shkarkimi bazohej në “një akuzë të pabazuar”.
Administrata Trump ka pretenduar se Cook ka deklaruar në dokumentet e kredive për shtëpi se dy prona të ndryshme ishin rezidenca e saj kryesore. Këto lloj kredish kanë kushte më të mira se kreditë e tjera. Cook, përmes avokatit të saj, i ka mohuar të gjitha akuzat për mashtrim. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim penal kundër saj.
Këto akuza datojnë nga viti 2021, përpara se Cook të emërohej guvernatore në Fed nga administrata Biden në vitin 2022.
Gjykatësja Cobb shkroi në vendimin e saj se, sipas Ligjit të Rezervës Federale, një president mund të shkarkojë një guvernator vetëm për sjellje gjatë kohës sa është në detyrë.



Të tjera
Lajme
Goditja tjetër nga kabineti i Kurtit ndaj Osmanit për ndryshimet kushtetuese
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj,
Aktuale
Abdixhiku: LDK e gatshme për zgjedhje kurdo që Presidentja e vlerëson
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Shpërndarja e Kuvendit nga Presidentja, Kurti: Do ta kemi një adresim pasdite nga Kryeministria
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka