Kështu digjëshin : prona publike, organet e rendit dhe institucionet e Kosovës kundër ZAJEDNICËS !
Pranimi i planit franko-gjerman nga ana e Serbisë, i hjekë prej dore, ose i djegë n’dorë Kryemnistrit Kurti, kartën me të cilën mbrohej para BE-së & Amerikës se Serbia refuzon marrëveshjën për normalizim të raporteve : Kosovë Serbi !
I nxjerrë “lakuriq” (cullak) Kurti ka n’tavolinë ZAJEDNICËN e cila e pëplasë me vetvetën dhe nga e cila ka vetëm një zgjidhje :
T’ia kthej mandatin Sovranit, ngase të njëjtin e mori mbi diskursin dhe narracionin politik ; kundër ZAJEDNICËS si “tradhëti kombëtare të rexhimit të vjetër” !
ZAJEDNICA sipas Kurtit mbrohet nga gjendja mazokiste, nga pozita e serbofilit ose në rrethana të shantazhuarit !
Ky leksik dhe zhargon i pamundëson Kurtit të bëjë ZAJEDNICËN, pavarsisht “fiskultuarave akrobatike”, art politik në të cilin shquhet dhe shkelqen Kryemnistri Kurti !
Kriteret i ka përcaktuar vetë Kurti, atëherë kur pamundësoj AKS-në, në rrethana shumë ma të volitshme për Kosovën, madje duke ndaluar edhe liberalizimin e vizave për Kosovën dhe izoluar vendin për 7-8 vite minimum.
Sot, falë Kurtit dhe levizjes së Tij anarkiste & anti-shtetërore, rrezikojmë t’kemi një ZAJEDNICË përtej marveshjes së ish Kryemnistrit Mustafa, Presiedntit serb Vuqiq, dhe përfaqsueses së BE-së, zonj.Mogherini, në të cilën sanksionohej qartë respektimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës !
Kurti s’ka mandat legjitim dhe as legal me pranue ZAJEDNICËN, ngase mandatin dhe besimin e ka kërkuar dhe e ka marrë nga SOVRANI, kundër ZAJEDNICËS.
Kurti duhet të shkojë sot nga pozita e Kryemnistrit, poqëse deshiron të mbetet fare n’politikë nesër, por ky nuk është dëmi ma i madh që i ka shkaktuar Kosovës, pasi ka ardhur n’pushtet duke mashtruar qytetarët e Republikës së Kosovës.
Gabimet kardinale n’qeverisje dhe saktësisht në DIALOG, si dëm kapital për vendin sjellin faktin se tanimë, kush do që do udhëheqë dialgun në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, e ka parakusht krijimin e ZAJEDNICËS, dhe jo edhe njohjën reciproke në pako.
Se Kryemnistri Kurti i ka bërë sherbimin ma t’mirin dhe ma t’madhin t’mundshëm Serbisë, kjo s’ka asnjë dilëm !
E vetmja dilëmë është ; qartësimi i pozicionit nga i cili e ka bërë z.Kurti, dhe këtë sqarim i’a ka borxh shtetit të Kosovës dhe qytearëve të vendit të cilët i ka mashtruar dhe manipuluar skajshmërisht !
fb