Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 18 janar për familjen Berisha të cilët morën lajmin për vdekjen e papritur të më të dashurit të tyre, Albanit.
Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 32-vjeçari kishte ndërruar jetë papritmas në banesën e tij e cila gjendet në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’, ku kanë hasur në trupin e 32-vjeçarit i cili ishte i shtrirë përtokë pa ndjenja.
Logopedi Iljasa Fazliu që abuzoi me 3 vjeçaren autike kthehet në punë në QKUK
Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i riu ka ndërruar jetëFamiljarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i 32-vjeçarit do të bëhet më 21.01.2023.
Sipas njoftimit, funerali niset nga Gasallhanja në orën 15:00.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit./Botapress.info/