Kamioni doli nga rruga dhe goditi katër vetura në anën e kundërt – dy persona të lënduar rëndë

Policia ka thënë se dy persona janë lënduar rëndë dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta në aksidentin afër Sllatinës.

Zëdhënësi Daut Hoxha tha për Express se shoferi i kamionit ka humbur drejtimin dhe ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete.

“Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku , ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka  humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera. Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e ne veqanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.”

Të tjera

Aktuale

Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë

Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror

Lajme

Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë

Një person është lënduar si pasojë

Aktuale

Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot