Në vazhdim të botimit të dëshmive të shkrimtarëvr, intelektualëve miqve të Adem Demaçit në procesib gjyqësor kundër tij të mbajtur më vitin 1959 po sjellim edhe tri dëshmi të tjera të tre miqve të Demaçit.
Dëshmitari Mehmet Ahmeti: Demaçi thoshte se do të ishte mirë sikur në Shqipëri të ishte regjimi perëndimor, sepse perëndimi do t’u ndihmonte shumë shqiptarëve për çlirimin e tyre dhe për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë
7. MEHMET AHMETIDëshmitari i shtatë, Mehmet Ahmeti, para organit hetues, më 19.12.1958, deklaron:Të pandehur Adem Demaçi e njoh që nga viti 1953. sepse bashkë kemi mësuar në Gjimnazin e Prishtinës. E njoh edhe pas kryrjes së gjimnazit, si shkrimtar, që shkruan romane dhe vepra të tjera.
Para meje Demaçi është deklaruar armiqësisht në vitin 1957. Unë kam pasë ardhur në Prishtinë diku në dhjetor të vitit 1957 dhe atëherë e kam vizituar Demaçin në zyrën e tij, në ish Sipërmarrjen Botuese “Rilindja” dhe po kështu, jemi takuar edhe në korzo. Në zyrën e tij jemi takuar unë, Adem Gajtani, Rafael Sopi dhe Anton Pashku, që të tre punonjës në “Rilindje”. Demaçi me atë rast na ka folur se si shqiptarët në Kosmet nuk kanë kurrfarë të drejtash, se janë të maltretuar dhe të detyruar të punojnë vetëm punë fizike dhe se shkollat shqipe gradualisht po mbyllen dhe se një ditë do të mbyllen të gjitha. Kështu, që ne, shqiptarët, apsolutisht po 1 humbin të drejtat.
Na thoshte, gjithashtu, se këtu nuk kemi jetë nga regjimi, prandaj duhet të luftojmë për të drejtat tona dhe kundër pushtetit në Jugosllavi. Që ta arrijmë pushtetin në Kosmet dhe që atë t’ia bashkojmë Shqipërisë, thoshte Demaçi, duhet t’i hyjmë formimit të organizatës, e cila do të luftojë që Kosmeti t’i bashkangjitej Shqipërisë. Korrigjohem, nuk na ka thënë se kujt t’i bashkangjitet Kosmeti, por ka thënë vetëm se organizata duhet të luftojë kundër pushtetit në Jugosllavi dhe për çlirmin e shqiptarëve në Kosmet.
Sipas paramendimit të tij, në organizatë, do të hynin intelektualët, të cilët dinë të luftojnë për të drejtat e tyre. Nuk më është e njohur se është formuar ndonjë organizate, se a ka bërë Demaçi diçka në këte drejtim, sepse për këtë asnjëherë më nuk më ka folur.
Para kësaj bisede, me Demaçin jam takuar diku në fillim të vitit 1957 në Prishtinë dhe duke shëtitur në korzo kemi biseduar. Me atë rast Ademi më pat folur për aksionin e armëve dhe për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve, por kjo ka anën e vet të mirë, thoshte ai, sepse shqiptarët do ta kuptojnë se çfarë është ky pushtet, do të shohin ngjyrën e vërtetë të tij dhe nuk do të mashtrohen më.Kah gjysma e vitit 1957 jam takuar me Adem Demaçin në korzo, dhe atëherë më ka folur për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. I ka quajtur tradhëtarë të popullit shqiptarë të gjithë ata që po ikin dhe po e lënë tokën e tyre, sepse ata edhe pse ishin shqiptarë po shkruheshin si turg etj. Ka shprehur brengosje se për këtë arsye në Kosmet po mbesin pak shqiptarë, ndërsa edhe për çka tjetër ishte i brengosur nuk më ka thënë.
Në bazë të gjithë kësaj kam përfunduar se Demaçi mendon se do të ishte mirë sikur në Shqipëri të ishte regjimi perëndimor, sepse perëndimi do t’u ndihmonte shumë shqiptarëve për çlirimin e tyre dhe për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë.
E di këtë sepse më ka folur opër këtë diku në vitin 1957, por nuk më kujtohet muaji.Tjetër çka nuk më ka folur Demaçi, më sa më kujtohet mua. Procesverbalin e kam lexuar dhe në të janë shënuar fjalët e mia, prandaj e vërtetoj dhe e nënshkruaj.U krye në orën 11. Procesmbajtës: Svetisllav Lajiq. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq. Dëshmitari: Mehmet Ahmeti
8. RUZHDI XHAFERI: Demaçi më ka pyetur se apo shpërngulen shqiptarët nga Prishtina për në Turqi
Dëshmitari i tetë, Ruzhdi Xhaferi, para organit hetues, më 13.1.1959, deklaron:Me të pandehurin Adem Demaçi njihem që nga viti 1955. Derisa kam qenë nxënës në Shkollën Normale të Prishtinës, Adem Demaçi ka mbajtur disa takime letrare, ku ka lexuar pjesë nga vepra e tij.
Shkrimet e tij më kanë pëlqyer shumë, prandaj jam interesuar për të. Me të jam takuar shpesh në Prishtinë dhe Shkup. Bashkë e kemi pritur Vitin e Ri 1957. Me ne kanë qenë në shoqëri edhe Adem Gajtani, Avdi Sinani dhe Ismet Bytyçi. Në Prishtinë me Demaçin jam takuar diku në verë të vitit 1958, me ç’rast më ka pyetur se apo shpërngulen shqiptarët nga Prishtina për në Turqi.
Jam përgjigjur se jam nga fshati dhe për këte nuk di asgjë, ndërsa Demaçi ka reaguar duke thënë se të gjithë shkuan, me ç’rast ka shfaqur brengosje për shkak të shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Përveç kësaj, gjatë vitit 1957 më ka folur edhe për aksionin e armëve, maltretimin e shqiptarëve nga ana e pushtetit, duke theksuar se një qëndrim i tillë i pushtetit është i papranueshëm.Në lidhje me Shqipërinë më ka folur diçka për marrëdheniet e krijuara, por nuk më kujtohet se çka më ka thënë lidhur me këtë.
Nuk me kujtohet as a kam gené hashkë me Demacin më 28 nëntor 1957 për të festuar Ditën e Flamurit. E vetmja gjë që kam vërejtur është se Demaçi kishte qëndrim armiqësor kur fliste për aksionin e armëve. por aí. si politikan, nuk më ka interesuar, por vetëm si shkrimtar dhe si të tillé e kam çmuarTjeter nuk kam çka të deklaroj për Demnacin. Procesverbalin e kam lexuar dhe në të janë përfshirë fjalet e mia, prandaj e vërtetoj dhe e nenshkruaj,U krye në orën 20 e 20 minuta. Procesmbajtés. Luka Lubarda. Organi hetues i autorizuar. Momo Çanoviq. Dëshmitari: Ruzhdi Xhaferi
9. ADEM GAJTANI: Organizata e Demaçit do të kishte për detyrë luftën për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë dhe luftën kundër pushtetit të Jugosllavisë
Dëshmitari i nëntë, Adem Gajtani, para organit hetues të autorizuar, më 16.1.1959, deklaron:Të pandehurin Adem Demaçi, shkrimtar nga Prishtina, e njoh prej fémijerisé, sepse jemi nga i njëjti vend dhe kemi shkuar bashkë në shkollé, në të vërtetë, ai ka diplomuar një vit para meje, do të thotë në vitin 1954,Intensivisht para meje ka filluar të shprehet armiqësisht pas burgimit të grupit të intelektualéve shqiptare në Prishtinë. Atëherë ka pasë filluar të mbajë edhe ditarin personal “Ditari i shpirtit”.
Në atë ditar i ka shënuar mendimet e veta intime politike. Mé ka thënë se është ftuar nga UBD-ja né Beograd dhe se i është tërhequr vërejtja për grupin që është dënuar në Prishtinë, për çka ka qenë i frikësuar dhe e ka kallur ditarin, që të mos u bjerë në duart organeve të pushtetit. Në vitin 1956 Demaçi i ndërpret studimet në Beograd dhe inkuadrohet si gazetar në gazetën “Rilindja”, mandej kalon si redaktor në Sipërmarrjen Botuese “Milladin Popoviq”.
Eshtë interesuar që të regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup – në Degën e Gjuhës Shqipe. Në periudhën 1957 – 1958 Demaçi u afirmua si shkrimtar i ri shqiptar në Kosmet, duke botuar romanin “Gjarpijt e gjakut”. Edhe unë merrem me shkrime dhe mund të them se në mesin e shkrimtarëve shqiptarë të Kosmetit konsiderohet si shkrimtari më i talentuar. Ndërkaq, në këtë kohë, prej vitit 1957, veprimtaria e tij armiqësore fillon të marrë gjithnjë e më shumë formë të organizuar. Diku në fillim të vjeshtës së vitit 1957 Adem Demaçi më ka folur se si në shtëpinë e tij në Prishtinë ka biseduar me Avdi Sinanin, student i mjekësisë në Shkup, i lindur në një fshat të Lipjanit, rrethi i Prishtinës, për formimin e një organizate me parime të reja, krejtësisht e ndryshme nga organizatat klasike, se e kanë hartuar planin dhe e kanë studiuar mirë atë, se i kanë përcaktuar njerëzit që do të mund të përfshiheshin në këtë organizatë, se si do t’i provonin ata, se ata me çdo kusht duhet të ishin njerëz të besueshëm, të cilët, gjithsesi, duhet të betoheshin që interesat individuale do t’ua nënshtronin atyre të organizatës dhe se jetën e vet do t’ia falnin asaj.
Edhe në pranverë të vitit 1958, në korzo në Prishtinë, më është afruar Adem Demaçi, i cili ishte në shoqëri me Rafael Sopin, gazetar në “Rilindje”, dhe me dy të tjerë, identiteti i të cilëve nuk më kujtohet. Me këte rast në praninë tyre Demaçi më ka thënë se kanë biseduar për idenë e tij, se ka gjetur një formulë të re për veprimtarinë e organizatës, në mënyrë që puna e saj të mos u binte në sy organeve të pushtetit.
Më ka shpjeguar se ai e mendon organizimin përmes shkrimtarëve, kryesisht përmes shkrimtarëve, në të vërtetë, ata shkrimtarë që do të hynin në organizatë pas mbajtjes së orëve letrare, do të ndaheshin diku dhe do të vazhdonin mbledhjen në lidhjen me çështjet që i përkisnin organizatës. Më ka thënë se ai mendon që trupi udhëheqës i organizatës duhet të jetë nga shkrimtarët. Këta shkrimtarë të përfshirë në udhëheqësinë e organizatës, secili veç e veç, do të formonin grupin me të cilin do të punonin. Sipas tij, asnjëri grup për tjetrin nuk guxon të dijë, ndërsa vetë grupi do të ketë tre veta, të cilët nuk guxojnë të dinë për të tjerët me qëllim të ruajtjes se fshehtësisë dhe në rast të burgosjes nuk do të zbulohej i gjithë grupi, por vetëm aiai që cili është zbuluar. Kur më ka folur për këtë Demaçi në shoqëri me ne kanë qenë edhe Anton Pashku e Mehmet Ahmeti. Të njëjtën mbrëmje Demaçi ka treguar se ai dhe Avdi Sinani kanë vendosur që në udhëheqësinë e grupit të jenë këta persona: ai (Adem Demaçi), Unë (Adem Gajtani), Rafael Sopi, gazetar nga Prishtina dhe Mehmet Ahmeti, mësues nga rrethina e Ferizajt. U bisedua që në grup të inkuadrohej edhe Shemsi Osmani, gazetar i “Rilindjes”, por, për shkak se po shpërngulet për në Turqi u hoq nga propozimi.
Për propozimin të tij për formimin e organizatës, si dhe për veprimtarinë e saj, nuk e kemi kundërshtuar Adem Demaçin, por heshtazi jemi pajtuar. Më tutje, Demaçi të njëjtën mbrëmje, na ka folur se si detyra jonë si udhëheqës të organizatës është që të punojmë aktivisht në përhapjen e organizatës. Mua më ka thënë se në mesin e studentëve në Shkup do të mund të formoja një grup. Pastaj Rafael Sopi dhe Anton Pashku do të mund të formonin organizatë në Prizren, për arsye se janë nga atje dhe se atje më se miri mund të punojnë. Demaçi për vete e ka marrë përsipër organizimin në Prishtinë dhe në ish rrethin e Llapit – Podujevën, sepse siç thoshte atje ka kushte për punë, ndërsa Avdi Sinanin, sipas tij, kishte marrë mbi vete formimin e organizatës në rrethin e Lipjanit, sepse është i lindur në Gadime. Nuk më kujtohet se a i ka dhënë detyrë Ahmet Mehmetit që të punojë në formimin e organizatës në terrenin e Ferizajt.
Po theksoj se Demaçi ka thënë se do t’i përdorë të gjitha mundësitë e veta për organizimin e njerëzve në mbarë Kosmetin, me ç’rast do të shfrytëzojë edhe autoritetin e vet si shkrimtar.
Pas kësaj bisedë me Demaçin dhe me personat e tjerë jemi takuar shumë herë në vitet 1957 – 1958, herë në hotel, herë në shtëpinë e tij dhe në korzo. Demaçi na fliste për qëllimet e organizatës. Thoshte se detyra e jonë është zgjerimi i organizatës, kjo do të thoshte në mbarë Kosmetin nga një çerdhe e organizatës.
Në krye të këtyre celulave do të qëndronin njerëz të besueshëm dhe të aftë politikisht, e sipas mundësive do të duhej të ishin shkrimtarë. Organizata do të kishte për detyrë luftën për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë dhe luftën kundër pushtetit të Jugosllavisë. Për fillim kjo luftë do të zhvillohej përmes organizimit të propagandës në mesin e popullatës shqiptare për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë.
Ai ka qenë i bindur se udhëheqësia shqiptare çështjen e Kosmetit do ta shtrojë para Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila, pastaj, këtë çështje do ta shtrojë para shqiptarëve që të përcaktohen se a janë për Shqipërinë apo për Jugosllavinë. Për përgatitjen e popullatës shqiptare për bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë, organizata do të kishte për detyrë të bënte propagandë në këtë drejtim para se çështja të shtrohej para shqiptarëve. Organizata do të duhej të ishte më aktivja për këtë çështje, sidomos, në kohën kur OKB-ja do të organizonte plebishit, në të cilin do të përcaktoheshin shqiptarët. Atëherë ajo do të vihej në krye të popullit shqiptar dhe do ta udhëhiqte atë në përcaktimin që Kosmeti t’i bashkohej Shqipërisë.
Demaçi shprehte frikë para meje dhe të tjerëve se në gjithë këtë punë propaganda jugosllave do të ishte shumë më e fortë për ta mbajtur Kosmetin edhe më tutje dhe se propaganda shqiptare do të mund të përjetonte fiasko dhe mosukses, për çka do të pengohej ndarja, edhe pse Kombet e Bashkuara do të lejonin propagandën e të dy palëve. Këtë e shpjegonte me faktin se shërbimi dhjetëvjeçar jugosllav i propagandës ka bërë mjaft ndikim në popullin shqiptar. Demaçi na thoshte se çështje e Kosmetit do të zgjidhej në të mirë të Shqipërisë, nëse jo me plebishit, atëherë përmes luftës së tretë botërore, në të cilën luftë do të fitonin rusët dhe Kosmetin do t’ia jepnin Shqipërisë.
Po theksoj se Demaçi para meje dhe të tjerëve, shpesh, ka folur edhe në Beograd, derisa ishim në studime gjatë viteve 1955 dhe 1956. Qysh atëherë, në Beograd, ai bënte presion në mua dhe në të tjerët, me veprimet e tij armiqësore kundër pushtetit jugosllav. Kur u bind se ishim të një mendimi për çështjet për të cilat fliste, atëherë e ka shtruar çështjen e formimit të organizatës. Para meje, qysh atëherë, është deklaruar armiqësisht dhe ka folur se si pushteti i Jugosllavisë po bën padrejtësi të shumta ndaj shqiptarëve. Pushteti i Jugosllavisë miraton ligje pozitive, me të cilat, para popujve të tjerë, kinse u garantohen të drejtat pakicave. Këto ligje ekzistojnë vetëm në letër, kurse në praktikë po ndodh e kundërta. Për këto ligje ai kishte mendim negativ, sepse ndaj shqiptarëve po veprohej në mënyrë diskriminuese: po pengohet kultura nacionale dhe po shkilen të drejtat e shkollimit me heqjen e gjuhë amtare nga shkollat.
Më tutje ka folur për mosangazhimin e shqiptarëve me punë në organet e pushtetit dhe në përgjithësi, se serbët janë në pushtet, kurse shqiptarët kryejnë punë fizike. Në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, ai thoshte se pushteti këtë po e bënte me qëllime tendencioze, në mënyrë që me shpërnguljen e shqiptarëve, Kosmeti t’i mbetej atij. Dhe këtë po e bën nën firmën e demokracisë.
Nga ana tjetër, shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi lidhej me pakënaqësinë e tyre ndaj rregullimit të Jugosllavisë. Ka folur edhe për aksionin e armëve, i cili, sipas tij, po bëhj për të nxitur shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Diku kah fundi i vitit 1956 apo në fillim të vitit 1957, do të thotë pas fjalimit të Enver Hoxhës në Plenumin e PPSH -së dhe përgjigjes së shokut Fadil Hoxha kundër Shqipërisë në Beograd, i cili, sipas Demaçit, nuk ka vepruar sipas ndërgjegjes se vet, por i ka mbyllur sytë para realitetit në Kosmet duke përdorur fakte të rrejshme, Demaçi na ka thënë se ka njohuri se një udhëheqës krahinor ka marrë letra kërcënuese, për shkak të rastit të përmendur më lart. Kjo është pozitive, thoshte ai, sepse dëshmon për një lëvizje në Kosmet.
Adem Demaçi më ka thënë se do të duhej të bëhej atentat nda Dushan Mugishës
Udhëheqësit shqiptarë nuk kanë menduar kështu gjatë luftës, thoshte Demaçi, por sot kanë rënë në këtë situatë dhe nuk mund të tërhiqen nga ajo, ose nuk duan t’i lënë as pozitat dhe as limuzinat e tyre. Do të bënin vepër të madhe patriotike, sikur të solidarizoheshin dhe të deklaroheshin kundër kësaj rezolutë kundërshqiptare. Më ka thënë se do të ishte shumë e dobishme të kryhej atentat sidomos ndaj Dushan Mogushës, sekretar i KK të LKJ-së për Kosmet. Nuk më kujtohet saktësisht se për çka Demaçi e konsideronte të dobishme kryerjen e atentatit në këta udhëheqës, por e di se ka thënë se do të ishte e dobishme të hiqet një personalitet i tillë nga Kosmeti.Është biseduar edhe për serbët që do të mbeteshin këtu, kur Kosmeti t’i bashkangjitej Shqipërisë. Rafael Sopi ka thënë se, në atë rast, serbët do të ishin pakicë kombëtare në Shqipëri dhe se ai do t’u jepte të gjitha të drejtat në shkollim dhe të ngjashme, kurse Adem Demaçi ka thënë se ai është për shpërnguljen e të gjithë serbët nga Kosmeti.
Demaçi na ka thënë se do të ishte mirë të shkruheshinh letra kur të shtrohej çështja e përcaktimit të shqiptarëve me plebishit nga ana OKBsë dhe se kjo do të ishte një formë e propagandës në dobi të Shqipërisë.
Biseda të këtilla janë bërë shpesh në mes Demaçit e neve gjatë vitit 1958. Nuk më kujtohen saktësisht datat kur kemi bërë këso diskutimesh, në të cilat fjalën kryesore e kishte Demaçi.
Mund të them se unë personalisht nga gjithë kjo nuk kam ndërmarrë asgjë, as që kam punuar për formimin e organizatës në Shkup, siç e kisha marë për detyrë nga Demaçi. Nuk kam njohuri as çka kanë bërë të tjerët në këtë drejtim. Tjetër nuk kam çka të them.
Procesverbalin e lexova dhe në të janë përfshirë fjalët e mia, prandaj e vërtetoj me nënshkrimin tim.U kryer në orën 13. Procesmbajtës: Ollga E. Lazig. Organi hetues i autorizuar: Momir Çanoviq, Dëshmitari: Adem Gajtani
P.S. Neser do te lexoni: Çka kane deshmuar para hetuesit serb Fahredin Gunga e Akademik Ali Aliu