Kombëtarja e Spanjës mund të jetë eliminuar herët (në raundin e 16-të) nga Maroku në Kupën e Botës në Katar, por spanjollët i ndoqën ndeshjet me fanatizëm dhe rritën vlerësimet televizive në kanalin e tyre shtetëror.
RTVE, e cila ka shfaqur edhe ndeshjet e Katarit në muajin nëntor, kishte një shikueshmëri prej 12.2% dhe ishte e dyta në listën përkatëse. Madje duhet të thuhet se televizioni shtetëror nuk arrin këto numra të tillë që nga maji 2012!
Publiku më i madh pata TV ishte finalja mes Argjentinës dhe Francës, e cila u ndoq nga 12.2 milionë shikues. Për të pasqyruar ndeshjet, RTVE bashkëpunoi me shumë futbollistë veteranë të skuadrës fituese të Kupës së Botës 2010. Mes tyre Casillas, Iniesta, Catorla.
Siç zbulohet nga ‘El Debate’, Iker Casillas ka përfituar 52.500 euro për të komentuar ndeshjet për kanalin shtetëror. Andres Iniesta ka marrë shumë më pak para, pasi sipas raportit, mesfushori ka përfituar vetëm 17.500 euro./Botapress.info/