Koloneli i pensionuar i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey H. Fischer, në një analizë të tij të publikuar në “Defense Post” ka dhënë edhe disa propozime se si NATO’ja duhet të ndërrojë qasje ndaj Serbisë dhe Presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, veçanërisht pas tensioneve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.
Fillimisht, ish-Koloneli thotë se e para gjë që duhet të kuptuar për Serbinë dhe Vuçiqin është se ata zmbrapsen kur ballafaqohen me fuqi derisa “bëjnë festë mbi dobësitë”.
65-vjeçari që u privua nga jeta në Mitrovicë dyshohet se u godit me mjet të fortë
Nëse NATO-ja dëshiron t’ia merr vëmendjen Vuçiqit, ushtaraku amerikan propozon përpjekje masive diplomatike, derisa rëndit edhe disa propozime siç vijojnë.
Jo më “linjë kufizuese administrative”
Vendet e NATO-s të mos e përdorin më termin ABL (Administrative Boundary Line), thotë Fischer, “por ABL-së t’i referohen si kufi”.
Që nga Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit, ai thotë se ky term është përdorur për të pasur pëlqimin e Beogradit për t’i dhënë fund luftës.
“ABL u farkëtua për rreth dy dekadash si një mjet pazari për të siguruar paqen. Termi e kreu shërbimin e tij, por tash më s’është i rëndësishëm”, shkruan Fischer.
Jo më “e ashtuquajtur”
Termi i dytë që shtetet e NATO’s duhet ta heqin kur adresohen për gazetarë, qeveri ose entetite është ajo e “e ashtuquajturës rajon”.
“Kjo frazë është marifeti diplomatik i dytë që ka shprenzuar prej kohësh mirëpritjen e saj”.
Jo më “institucionet në Kosovë”
“Vendet e NATO-s nuk do të përdorin më termin “Institucionet në Kosovë” (IiK) kur iu referohen strukturave qeveritare të Kosovës. IiK ka qenë një term i vetë-imponuar prej kohësh i përdorur brenda NATO-s për të qetësuar Serbinë. Ajo ka bërë rrjedhën e saj”, ka shkruar më tej ai.
Kundër-kërcënimi
Koloneli amerikan thotë se nëse Serbia dëshiron të kërcas armët si një vend ishull i rrethuar me NATO-n, “ashtu qoftë”.
“Përshkallëzimi i mëtejm i Serbisë vetëm sa do të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në NATO bashkërisht me Finlandën dhe Suedinë”, ka shkruar ai.
Fitim të Konsensusit
Fischer thotë se “është e kuptueshme” që konsensusi mbi propozimet e mësipërme te diplomatët që tensionet mes Kosovës dhe Serbisë i njohin nga afër “është i pamundur”, teksa rikujton edhe katër shtetet mosnjohëse të Kosovës brenda NATO’s.
Por, thekson ai, “rastësisht, veprimet më të fundit të Vuçiqit mund të kenë ofruar argumente të reja për të ndihmuar në bindjen e atyre kombeve”.
Mundësia
“Përshkallëzimi i fundit i konfliktit i Vuçiqit ka gjeneruar disa diskutime kthjelluese në sallat e selisë së NATO-s dhe në kryeqytete. Ndërsa asnjë anëtar i NATO-s (përfshirë katër mosnjohësit) nuk dëshiron konflikt shtesë në Euroazi, veçanërisht i krahasuar me luftën në Ukrainë, kjo është pikërisht ajo që kërcënoi Vuçiç”.
“Ky fakt duhet të shërbejë si bazë debati në përpjekjet për të lëvizur katër kombet jo-njohëse. Së bashku me shumë karota dhe shkopinj të tjerë diplomatikë, ekziston mundësia që këta të katër mund të bashkohen me konsensusin për këto deklarata, një hap shumë më i lehtë sesa shpallja në nivel kombëtar për një njohje të plotë të Kosovës”, vazhdon të shkruaj Fischer.
Ushtaraku amerikan shprehet se ndonëse shanset që kjo të ketë sukses mund të jenë të pakëta, megjithatë “banditizmi i Vuçiçit ka ofruar mundësi”.
Ai beson se diskursi diplomatik që i përgjigjet fuqishëm Serbisë ndërsa avancon Kosovën është i denjë për përpjekje, veçanërisht me sfidat ekzistuese të sigurisë rajonale në Ukrainë.
“Edhe nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, Beogradit do t’i dërgohet një mesazh; atë që edhe Vuçiq mund ta kuptojë. Për shumicën e vendeve të NATO-s, sanksionet dhe deklaratat e forta diplomatike nuk do të jenë më veprimet kryesore kur t’i përgjigjen retorikës përshkallëzuese të Serbisë. Përpjekjet për të çuar më tej legjitimitetin e Kosovës do të jenë përgjigja, dhe kjo është diçka që do ta godasë Vuçiqin personalisht, profesionalisht dhe politikisht”, përfundon ushtaraku amerikan.