Të gjithë mund të jenë njerëzorë dhe këtë e dëshmoi edhe një gazetar nga Bosnja duke i dhuruar veshkën kushëririt të sëmurë.
Dzevad Ponjeviq, e dëshmoi humanizmin e tij duke i dhuruar veshkën e tij një të afërmi të sëmurë.
Ushtarit ukrainas i hiqet granata e pashpërthyer nga kraharori
“Një gjë e vogël nga ana jonë do të thotë shumë për dikë, e ndoshta edhe do t’i shpëtojë jetën dikujt”, është mendimi që e udhëhoqi Dzevadin në rrugën e tij për t’u bërë dhurues organesh.
Ai i përktheu këto përvoja në një artikull gazete për të cilin mori çmimin prestigjioz gazetaresk “Emin Huskiq”, transmeton Reporteri.net.
Ai e nis historinë e tij duke shkuar në Gjermani për analiza, në një spital të Mynihut, ku pasi ka udhëtuar gati 10 mijë kilometra, teste, dhe shtyrje të operacionit, më në fund kryen një operacion që është i suksesshëm dhe i paraqet gjënë më të vlefshme të tij kushëririt dhe shoku Adem Alesheviq – një pjesë të trupit të tij në shenjë dashurie të përjetshme.
“Ky nuk është fillimisht një akt njerëzimi, sakrifice, vërtetimi i dashurisë… ose ndoshta sepse jetojmë në kohën e sotme kur ajo mungon. Nuk humba asgjë, por fitova edhe më shumë dashuri, forcë dhe besim në jetë.
Më vjen mirë që historia jonë zgjoi njerëzillëkun e humbur te njerëzit, sepse të qenit njerëzor mund të bëhet nga kushdo dhe çdo ditë, sepse duke ndihmuar të tjerët në çdo mënyrë e bëjmë veten të lumtur dhe të përmbushur dhe në këtë mënyrë rikthejmë një buzëqeshje tek njerëzit dhe shpresa për mirësi. Marrja e vendimit për t’i dhënë një veshkë kushëririt tim Adem nuk ishte e vështirë”, ka thënë Ponjeviq për Al Jazeera. /Botapress.info/