Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë profesionale në Esen, në perëndim të Gjermanisë, ku një mësuese është sulmuar me thikë nga një nxënës, raporton Gazeta Sinjali. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se sulmuesi i dyshuar është nga Kosova.
Mësuesja ka pësuar lëndime të rënda në stomak, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka persona të tjerë të plagosur në shkollë, dhe hetuesit besojnë se sulmuesi e kishte shënjestruar mësuesen qëllimisht.
Sipas mediave gjermane, sulmuesi 18-vjeçar iku menjëherë pas incidentit, por më pas u lokalizua nga policia në një park. Teksa forcat e rendit iu afruan për ta arrestuar, ai vrapoi drejt tyre me thikë në duar, dhe policia e qëlloi me armë zjarri. I dyshuari po trajtohet aktualisht në spital pas plagëve të marra.
Në shkollën profesionale në Esen u panë një numër i madh policësh, përfshirë edhe të njësive speciale. Një zëdhënës i qytetit bëri të ditur se shkolla ka rreth 1.780 nxënës.
Të tjera
Aktuale
Një muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati
Gjilani u trondit rëndë më 10
Lajme Opinione
Isuf Bajraktari: Fitues i vogël në mesin e të vegjëlve
Në Kosovë sot nuk kemi pozitë
Lajme
Ndalohet kontrabanda e “botoksit” e “fillerëve”, Dogana e Kosovës tregon vlerën
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së