Mbrëmë rreth orës 21:40 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë plumbi.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Prishtinë 09.01.2023 – 21:40. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore, një gëzhojë plumbi. Nuk raportohet për të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.