Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në lagjen Emshir të Prishtinës, ku dikush po dyshohet se ka gjuajtur për motive akoma të panjohura.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, që kanë njoftuar se rasti është raportuar dhe tashmë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por akoma s’kanë kthyer përgjigje.