Dy persona të kërkuar nga gjykata janë arrestuar në Ferizaj, në dy raste të ndara.
Policia bën të ditur se më 4 shtator rreth orës 06:00, në fshatin Dubravë kanë prangosur 24-vjeçarin, B.K., i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 23 ditë burg ose pagesë gjobe prej 460 euro. Pas kryerjes së pagesës është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, mesnatën e së premtes, saktësisht rreth orës 01:20, gjatë patrullimit në udhëkryqin mes fshatrave Balaj dhe Lloshkobare, policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar për kontroll një veturë.
Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga pasagjerët, A. E. (29 vjeç), ishte në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vuajtje dënimi me burg prej 10 ditësh. Pas procedurave të nevojshme është dërguar për vuajtje të dënimit.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing