Rrjeti më kredibil amerikan Voice of Amerika, shqip: Zëri i Amerikës në një shkrim të botuar dje në vebfaqen e vet ndër të tjerash flet për vizitën e Këshilltarit të Departamentit të Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet dhe delegacioni amerikan në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në vazhdim të ketij shkrimi me 3 autorë Milan Neshiq (Beograd) Besim Abazi (Prishtinë) dhe Keida Kostreci (Uashington) përshkruhet rëndësia e kësaj vizite e këtij delegacioni të lartë amerikan në 3 vendet e rajonit të Ballkanit.
Por ajo që bie në sy, sigurisht jo për të mirë, është fotografia ilustruese e këtij shkrimi. Në ballinën e shkrimit është vendosur harta e Ballkanit perëndimor ku shihen shtetet e këtij rajoni.
Por përderisa vendet e tjera si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia etj janë të ndarë në hartë me vija shtetërore, Kosova është përfshirë në kuadër të Seribsë, me theksim të njëjtë të ngjyres së hartës dhe me një ndarje kufitare me vija të ndërprera duke e relativizuar kështu shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.
Kjo hartë “e përbashkët” e Kosovës dhe e Serbisë e botuar nga Voice of Amerika bie ndesh me qëndrimin dhe vendimin e shtetit Amerikan për ta njohur Pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2018.
Ndoshta është koha kur dikush nga institucionet e Kosovës, diplomacia kosovare në Uashington apo edhe rrjeti i gazetarëve të Kosovës të reagojnë apo të kërkojnë sqarime dhe përmirësime të kësaj harte që përfshinë Kosovën si pjesë të Serbisë, raporton Botapress nga Nju Jorku.