Gazetarja e shkrimtarja e njohur Ilire Zajmi ka reaguar ndaj nje shkrimi të botuar në disa medie online, përfshirë edhe portalin Botapress, në të cilin është shkruar se Ilire Zajmi është tërhequr nga gara për zv.drejtoreshë në RTK.
Zajmi ka dërguar këtë reagim në redaksi të cilin po e botojmë në tërësi.
Jam Ilire Zajmi. Po ju shkruaj lidhur me nje artikull te publikuar dje ne portalin tuaj.
Qysh ne titull lajmi eshte i pavertete.
“Nuk është e vërtetë se jam tërhequr nga gara, Jam fituese e konkursit, dhe rivlerësimi ishte i pa bazë.
Konkursi për mua ka përfunduar me datë 19 dhjetor kur komisioni më ka nxjerr të parën me 82.60. Kërkesa për rivleresim s’ka pasur kurrfare baze. Unë do t’i përmbahem rregulloreve të brendshme dhe legjislacionit në fuqi për zgjidhjen e këtij kontesti”, ka shkruar znj, Zajmi ne reagimin e saj derguar redaksise.