Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e dhënë për Al Jazeera është pyetur edhe nëse i ka dhënë Serbisë ndonjë garanci për mos-arrestim të serbëve apo për të mos çuar forca në veri të Republikës së Kosovës.
Kurti ka thënë se sigurisht që s’i ka dhënë Serbisë asnjë garanci.
Kurti: Plani për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur
Në këtë intervistë kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se s’mund t’iu japë premtime e garanci kriminelëve që kanë urdhër arrest e që janë në listë të zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
“Sigurisht që jo. E vetmja garanci që japim si qeveri demokratike është barazi për të gjithë qytetarët. Kushtetutshmëri në gjithë komunat, në gjithë territorin. Rritje ekonomike dhe mirëqenie sociale që nuk e përjashton askë. Premtime dhe garanci demokratike. Unë s’iu japë premtime dhe garanci kriminelëve që kanë urdhër arrest apo që janë në listë të zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë Kurti.
“Sigurisht që jo. Unë s’mund të garantoj diçka që është jashtë apo kundër ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka shtuar tutje kryeministri i Kosovës.