Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes zëdhënëses së partisë, Sibel Halimi, ka dënuar ashpër plagosjen e dy personave në Shtërrpcë.
LDK, kërkon që të kryhen të gjitha hetimet për rastin, e autori apo autorët të përgjiigjen para drejtësisë.
Tutje, LDK, bën thirrje që qytetarët e Kosovës, ta ruajnë qetësinë.
Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë. Ftojmë institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe të japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publikë mbi këtë ngjarje.
Të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë!