Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë një postim për specialistin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës Shaban Rexhepi, i cili vdiq të dielën.
OMK thekson se Dr.Shaban Rexhepi ishte ndër gjinekologët e parë shqiptar në regjionin e Gjilanit.
“Dr. Shabani i shërbeu qytetarëve si gjinekolog në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit për 35 vite, deri në pensionimin e tij”, shkruan OMK.
Njoftimi i plotë i OMK-së:
Ndahet nga jeta Dr. Shaban Rexhepi 01.06.1949 – 01.01.2023
Dr. Shaban Rexhepi i lindur në fshatin Llashticë të komunës së Gjilanit, ishte specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës dhe ndër gjinekologët e parë shqiptar në regjionin e Gjilanit.
Fakultetin e mjekësisë së përgjithshme e kreu në Universitetin e Shkupit, ndërsa Specializimin në lëminë e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Fakulteti i mjekësisë, në Universitetin e Zagrebit, e përfundoi në vitin 1988.
Dr. Shabani i shërbeu qytetarëve si gjinekolog në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit për 35 vite, deri në pensionimin e tij.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.