E djegur po qëndron këtu tash e disa ditë. Kamioneta mbi urën pranë Kërshit të Dudës afër Zveçanit, filloi të lëvizë këtë të martë.
Por gjatë tërheqjes nga KFOR-I, pjesa e parme e saj u këput.
Kur Kobra e luante heroin duke ndërhyrë në punën e zjarrfikësve
Pjesëtarët e KFOR-it vazhduan punën për largimin e saj, por edhe të mjeteve të tjera, të cilat u vendosën si bllokadë nga serbët lokalë.
Përveç xhipave, në terren ishin edhe dy autoblinda më të mëdha të këtij misioni.
Në vendngjarje ndodheshin edhe ekipe të shumta të EULEX-it, si dhe të Policisë së Kosovës.
Operacionet në Veri të Kosovës i paralajmëroi vetë misioni i KFOR-it, të cilët thanë se kjo po bëhet për të kthyer lëvizjen e lirë në këtë pjesë.
Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë kishte mbajtur në Rashkë, ku u deklarua se do të largohen barrikadat.