Një 21-vjeçare u shpëtua ndërsa po tentonte të hidhej nga ballkoni i një kompleksi banesor në Ferizaj, njoftoi Policia.
Policia tha se rreth orës 04:30 u informua nga qytetarët se “në një kompleks banesor, në katin e katërt, një vajzë 21-vjeçare po tentonte të hidhej nga ballkoni”.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, patrullat policore kanë dalë në vendngjarje, ku fillimisht kanë kontaktuar me dëshmitarët dhe më pas kanë vërejtur vajzën në anën e jashtme të ballkonit. Policia ka tentuar ta qetësojë përmes komunikimit, ndërkohë që njëri prej policëve është ngjitur në banesën ku ndodhej ajo. Për shkak të urgjencës dhe rrezikut të lartë, polici është detyruar të hapë derën me forcë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në ballkon, duke arritur ta kapë dhe ta tërheqë viktimën brenda rrethojave, me ndihmën edhe të një kolegu tjetër”, thuhet në njoftim.
Në vendngjarje doli edhe ekipi i emergjencës, i cili i ka dhënë ndihmën e parë vajzës, e cila, sipas Policisë, ndodhej në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale. Ajo u tha se u shoqërua nga policia dhe stafi mjekësor për trajtim të mëtejmë në emergjencë.
“Familjarët e saj janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes. Pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ajo është transferuar në Klinikën Universitare të QKUK-së në Prishtinë për kujdes dhe trajtim të mëtejmë”, thuhet në njoftim.
Policia apeloi qytetarët që “të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të parandalohen situatat tragjike”.
Të tjera
Aktuale
Dikur figurë e Vetëvendosjes, Ekrem Hyseni tregon pse Ajet Potera kaloi në LDK?
Sonte në pjesën e parë të
Aktuale
Rekord në Aeroportin e Prishtinës, prijnë Zvicra dhe Gjermania
Destinacionet më të frekuentuara vazhdojnë të
Sport
Shqipëria triumfon me vështirësi ndaj Gjibraltarit
Shqipëria ka arritur një fitore të