Valon Syla, analist, ka shkruar një status në nderim të “Ditës së Veteranit”, e të cilën ditë ia ka uruar edhe Ilir Mirenës, kolegut të tij analist.
Ai ka shkruar se po ia uron këtë ditë “dostit të tij veteran”, duke treguar dhe një histori të kohës së luftës.
Tutje, Syla ka thënë se Mirena nuk “u fry” pas luftës për veprën e tij si pjesëtar i UÇK-së.
“Për gjithë e këto vite, kurrë nuk u krekos, nuk u fry për patriotizmin e tij. Poashtu, kurrë as nuk i tha dikujt pse nuk luftove ti, si disa ushtarë të tjerë atëkohë. Përkundrazi, fjalët për luftë i flet vetëm në intimitet me shoqëri të ngushtë ose kur e pyet djkush i afërt. Por edhe atëherë si me zor duhet me ja nxjerrë fjalët sikur me dana”, shkroi Syla ndër të tjera.