Policia e Ferizajt ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes se si e festojnë natën e vitit të ri, shkruan Botapress.info
Ata bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes sidomos me përdorimin e armëve gjatë festave, që shumë lehtë mund të shndërrohen në tragjedi.
Ndër të tjera, Policia e Ferizajt ka kërkuar që ndizja e fishekzjarreve të monitorohet nga të rriturit, derisa ka bërë të ditur se ka shtuar numrin e pjesëtarëve policorë në hapësira festive në qytet.
“Policia ka shtuar prezencës e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.