Sara Hoxha, është blogerja e famshme nga Shqipëria, mirëpo, për publikun e gjerë ajo u bë e njohur, që kur e zyrtarizoi lidhjen me saj me reperin e njohur, Ledri Vula
Tani çifti në fjalë janë duke jetuar ditët më të bukura të jetës së tyre bashkë me të bijën e tyre, Poem Blue, e kohëve të fundit, Sara është bërë pjesë e emisionit ‘Dancing with the stars’, në Shqipëri.
Ajo është parë duke bërë vallëzime goxha provokuese me balerinë të zgjedhur nga produksioni i këtij spektakli.
E për të arritur në natën finale të këtij spektakli, Sarës i është dashur të bëjë goxha sakrificë, ajo ka publikuar një video ku shfaq këmbën e saj të dëmtuar gjatë provave.
“Vulat e finales”, i ka përshkuar këto dëmtime në këmbë e dashura e Ledri Vulës, mbetet të shihet nëse ajo do t’ia dal të shpallet fituese e kësaj gare.