Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi.
Sipas kësaj aktakuze, i pandehuri A.H. me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” nga neni 277 par. 1 të KPPK së, lidhur me veprën penale “Kontrabandim me migrantë” nga neni 164 lidhur me neni 31 i KPRK-së.
Situata në veri e rëndë, barrikadat po cenojnë të drejtat e njeriut
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe ta dënoj sipas ligjit./Botapress.info/