Ndonëse bllokimi i rrugëve në Veri të Kosovës ka hyrë në javën e tretë të tij, presidenti i Serbisë, në një konferencë për media ka deklaruar se Beogradi zyrtar është vazhdimisht në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare rreth kësaj çështjeje.
Sondazhi i fundit: Më shumë se një e treta e beogradasve besojnë se Kosova tashmë është e pavarur
Megjithatë sipas tij bisedimet janë të vështira, dinamike dhe serioze.
“Jemi në bisedime me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Ne kemi të përfshirë të gjithë njerëzit tanë, burimet e mundshme dhe po bëjmë çmos për të ruajtur paqen duke arritur një lloj kompromisi”, ka deklaruar Vuçi1.
Për Vuçiq, Prishtina zyrtare në mënyrë histerike po kërkon heqjen e barrikadave, duke pretenduar kështu se zyrtarët e Qeverisë së Kosovës me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare “po kënaqen me dëbimin e serbëve”.
“Serbët nuk kanë shkuar në barrikada sepse u ka shkuar në mendje dhe gjëja më qesharake është kur Sveçla thotë se do të sulmonin integritetin territorial”.