Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka folur sërish rreth artikullit të publikuar në vitin 2012, ku flitet kundër UÇK-së.
Ai tha se nuk ka qenë në dijeni që pjesa e kapitullit që ai ka shkruar do të publikohej si pjesë e një bashkautorësie dhe e quajti këtë si një moment të pavëmendjes gjatë kohës kur ishte student.
Basha kërkoi edhe falje për siç u shpreh ai “pakujdesinë e tij”.
“Prej meje, sa për sqarim, më është kërkuar një kapitull për fushën që ti ki hulumtime dhe unë e kam dorëzuar kapitullin me bindjen që do të publikohet kapitull i veçantë… Në asnjë moment nuk kisha pranuar të jem bashkautor ku flitet ashtu për UÇK-në. Është dashtë të jem më i kujdesshëm. Pajtohem se kam qenë i pavëmendshëm,” tha ai.
Basha theksoi se nuk e ka lexuar asnjëherë artikullin e plotë deri në momentin kur është bërë publik dhe për herë të parë është njohur me përmbajtjen e tij vetëm pasi është bërë objekt debati.
“Kërkoj falje për pakujdesinë time. Duhet ta pranoj që kam qenë i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Unë kam kërkuar që të tërhiqet kapitulli dhe emri im nga punimi. Unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë. Unë kërkoj falje për pavëmendjen time, por askush nuk mund ta vë në dilemë atdhetarizmin tim”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, është kritikuar si bashkautor i një teksti në të cilin shkruhej ndër të tjera se UÇK-ja u financua nga trafikantët e drogës. Ndonëse nuk është fare i ndarë në kapituj, Basha deklaroi se pjesën ku pretendohet një gjë e tillë e ka shkruar bashkautorja Jana Arsovska. /Telegrafi
Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: VV-ja e do LDK-në, LDK s’do bashkëpunim me VV-në (VIDEO)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Opinione
Lirim Mehmetaj: Krimi i trefishtë i Vjosa Osmanit
Para se të ndalem më hollësisht
Aktuale
Prishtina Parking rinis punën me rregulla të reja për pagesa e gjoba
Ndërmarrja “Prishtina Parking” nga sot ka