Zyrtarisht, futbollisti më i mirë i planetit për vitin 2022 nuk pati mundësi të paraqitet në Kupën e Botës në Katar.Për shkak të një dëmtimi, Karim Benzema humbi fillimin e turneut dhe pasi u rikthye nga dëmtimi, e kuptoi se ishte i padëshiruar në kombëtare, ndaj u përjashtua.
Gazetari i “L’Equipe”, Romain Molina ka zbuluar se çfarë ka ndodhur para se të merrej vendimi për shkarkimin e Benzemas.
Benzema u hoq nga lista pak para fillimit të turneut për shkak të dëmtimit dhe nuk u rikthye as në fazën e eliminimit kur u rikuperua.
Didier Deschamps mendoi se ishte më mirë për ekipin kombëtar të luante pa Benzeman sepse ai dyshohej se mund të prishte harmoninë e skuadrës.
Molina thekson se para se të merrej vendimi është zhvilluar një takim në të cilin kanë qenë të pranishëm Benzema bashkë me bashkëlojtarët Antoine Griezmann, Paul Pogba dhe Hugo Lloris. Ai, aty e kuptoi se ishte i padëshiruar.
Griezmann ishte më i pakënaquri për rikthimin e mundshëm të Benzemas në skuadër gjatë turneut. Pa Benzeman në skuadër, Griezmann mund të fitonte rol lidershipi në skuadër duke e mbështetur Mbappen si yllin absolut të Francës.
“Griezmann nuk ishte i lumtur”, ka shkruar gazetari./Botapress.info/