Një rast jo i hijshëm ka ndodhur në një nga lokalet e vendit. Aty një vajzë e vogël e komuniteteve pakicë teksa kërkonte lëmoshë largohet në mënyrë të dhunshme nga lokali. E krejt kjo ka ndodhur në prani të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Sipas pamjeve të publikuara në TikTok vajza i afrohet ministrit Peci për t’i kërkuar lëmoshë, por ky i fundit nuk kthen kryet për të refuzuar kërkesën e vajzës së vogël për lëmoshë.
Kamarieri i lokalit, pasi sheh vajzën që nuk po largohej derisa po kërkonte lëmoshë, dhe e cila ndodhej afër tavolinës së ministrit, e merr atë dhunshëm për ta larguar krejtësisht nga lokali.
Por një veprim i tillë i kamarierit nuk e shqetëson ministrin Peci. Ai vazhdon bisedën sikur ky akt i turpshëm të mos ndodhte para syve të tij./Botapress.info/