Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë realizuar obligimet ligjore nga dikasteri që ajo drejton, për të nisur vitin e ri shkollor.
Ajo ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekstet shkollore, duke theksuar se është bërë pagesa për mbi 80 për qind e prindërve që kanë blerë librat për fëmijët e tyre.
“Unë kam parë disa reagime, më shumë të personave politikë. Ne i kemi raportet nga terreni, i kemi ndarë nga 80 euro për çka mjaftojnë për librat dhe fletoret e punës. Vlen të përmendet se edhe në vendet më të zhvilluara, tekstet bazë përdoren për vite radhazi”, ka thënë ajo.
Nagavci ka shtuar se sivjet i gjithë procesi për blerjen e librave ka qenë shumë i lehtë.
Sipas saj, një ndryshim që ka ndodhur këtë vit, ka qenë verifikimi i aplikuesve.
Ka shtuar se janë mbi 190 mijë aplikime që janë bërë dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar. Ka theksuar se rreth 3000 aplikime nuk janë pranuar për arsye të ndryshme. /Koha



Të tjera
Aktuale
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?
PDK-ja po përgatitet për zgjedhjen e
Aktuale
Arrestohen 3 persona, kapet arsenal armësh në fshatin Ratkoc të Rahovecit
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Aktuale
Hajdari godet prokurorin Valdet Gashi, përmend edhe Blerim Isufajn
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë