Sot, në një qendër tregtare në Kamenicë ka shpërthyer zjarri.
Lajmin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Më 30.08.2025, Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar për një rast zjarri që kishte shpërthyer jashtë një objekti tregtar në Kamenicë. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, tha ai.
Hashani bëri të ditur se, sipas hetimeve të para, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
“Ekspertët e zjarrfikësve po punojnë në gjetjen e shkaktarëve se si ka ardhur deri te zjarri”, theksoi ai.



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë