
Vetëm një ditë pasi grafite me thirrje për dorëheqjen dhe dorëzimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, u panë në pjesë të ndryshme të Prishtinës, mesazhe të ngjashme janë shfaqur edhe në qytetin e Pejës.
Në disa lagje të këtij qyteti, muret janë mbuluar me shkrimin: “Albin dorëzohu në prokurori” një mesazh i drejtpërdrejtë që duket se vjen si reagim ndaj ngërçit të vazhdueshëm politik në vend, disa muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërkohë që institucionet ende nuk janë formuar.
Nuk dihet kush qëndron prapa këtyre grafiteve, por ato po përhapen me shpejtësi dhe po tërheqin vëmendjen e qytetarëve.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e