Gjatë ditës së sotme ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim me shefin të Mbrojtjes të Ushtrisë Gjermane, gjeneral Eberhard Zorn.
Nga ky i fundit është pranuar një donacion me pajisje të reja për Njësinë e Deminimit. “Miqësia me Republikën Federale të Gjermanisë rrjedh natyrshëm si lidhje nga e kaluara që vazhdon të thellohet me bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet të të dyja shteteve, dëshmi e së cilës është ndihma e vazhdueshme që pranojmë nga ky shtet, ashtu siç edhe sot pranuam donacionin me pajisje të deminimit nga ana e Shefit të Mbrojtjes të Ushtrisë Gjermane, gjeneral Eberhard Zorn.”
Mehaj njofton se në këtë takim është diskutuar rreth fushave specifike ku mund të rrisim bashkëpunimin me theks të veçantë në logjistikë, në fushën e mjekësisë, dhe trajnime të përbashkët që do shërbejnë për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtarakëve tanë.
Gjithashtu, gjenerali është njoftuar rreth aktiviteteve që FSK është duke zhvilluar për sa i përket përgatitjeve për Defender ’23, si shtet nikoqir i këtij ushtrimi fushor, por gjithashtu dhe për gatishmërinë që kemi shprehur për ofruar trajnime për ushtarakët ukrainas./Botapress.info/