Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet, ku një e re ka humbur jetën tragjikisht në poligonin e qitjes “Fazani-S”.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Lindore Sejdiu, 24-vjeçare, e cila rreth orës 19:20 është plagosur me armë zjarri në pjesën abdominale. Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzika, ndërsa prokurori i krimeve të rënda ka udhëzuar që rasti të trajtohet fillimisht si “Vetëvrasje”.
Mirëpo, pas veprimeve të mëtejshme hetimore, me urdhër të prokurorit kompetent, është arrestuar pronari i poligonit, Hashim Rexhepi, rreth 55-vjeçar. Ai është dërguar në ndalim për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekje”.
Hetimet për këtë rast tragjik po vazhdojnë



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e