Gjykata Speciale sot ka shpallur aktgjykimin lidhur me rastin e Sali Mustafës.
Mustafa është shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Specialja e shpall fajtor Salih Mustafën dhe e dënon me kaq vite burg
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, i ka lexuar disa pika të ngritura në aktakuzë kundër Sali Mustafës të cilat i ka trajtuar veç e veç.
Sipas saj, Mustafa është përgjegjës për vrasjen e një të dyshuari në kompleksin e BIA-s në Zllashë, duke vepruar ose mos vepruar.