Kompania ndërkombëtare për shërbime të shëndetit dhe sigurisë “International SOS”, ka krijuar një hartë për të paralajmëruar udhëtarët dhe pushuesit për rreziqet në destinacione të caktuara.
Propaganda e Vuçiqit për Kosovën, që mund ta varfërojë skajshëm Serbinë
Rrezikshmëria është përcaktuar në pesë nivele përmes ngjyrave, si i parrezikshëm, rrezik i ulët, rrezik mesatar, rrezik i lartë dhe rrezik ekstrem.
Me rrezik mesatar, në këtë hartë është futur edhe veriu i Kosovës, ku aktualisht janë ngritur tensione si rezultat i vendosjes së barrikadave nga serbët.
Në ngjyrën e verdhë të fortë, që paraqet rrezikun mesatar, janë përfshirë Mitrovica dhe Zveçani.
Po ashtu, nivel mesatar rrezikshmërie, kompania ka përfshirë edhe Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun. – Advertisement –
Ndërkohë, në tërë rajonin, niveli i rrezikshmërisë për të udhëtuar, është vlerësuar i ulët sikurse në pjesët tjera të Kosovës, duke e përjashtuar veriun.
“Niveli i rrezikshmërisë vlerëson rrezikun që paraqitet ndaj punëtorëve nga dhuna politike (përfshirë terrorizmin, kryengritjet, protestat e motivuara politikisht dhe luftërat) si dhe dhunën e shkaktuar nga krime më të vogla”, thuhet në shpjegimin e dhënë nga organizata.
Në këtë raport, sugjerohet që ndryshimi më i madh në hartë ka ndodhur në vitin 2021 për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë.