Cristiano është rikthyer në qendrën stërvitore të Real Madridit në Valdebebas, katër vite që nga largimi nga klubi pas një periudhe fantastike në “Santiago Bernabeu”.
Ylli portugez, siç raporton botimi spanjoll Relovo, stërviti vetëm në objekt, teksa kërkon ta mbajë veten në formë deri sa kërkon një klub të ri.
Ronaldo ka qenë një agjent i lirë që nga përfundimi i kontratës së tij me Manchester United.
Thuhet se 37-vjeçari ka pyetur presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, nëse mund të stërvitej në Valdebebas për disa ditë.