Të martën është raportuar se mjekët e QKUK-së nuk po ia lëshojnë një 12-vjeçareje dokumentin për trajtim jashtë vendit. Pas këtyre raportimeve ka reaguar Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë.
Si rrjedhojë Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka deklaruar në reagim se rasti është elektiv dhe nuk është urgjencë mjekësore. Tutje sipas mjekëve të Ortopedisë prindërit e 12-vjeçares nuk kanë paraqitur ndonjë dokument valid për trajtim jashtë vendit.
“Po ate ditë, me datë 10.11.2022, bëhet vizita mjekësore në prani të konsiliumit në përbërje të 3 mjekëve spinalë dhe lëshohet një raport në të cilin kërkohet që të sjellet një dokumant valid mjekësor me procedurë operative e cila është realizuar tek kjo paciente dhe planifikimet eventuale operative. Deri më sot, pala nuk ka sjellur asnjë raport profesionalë, për të dëshmuar procedurat e nevojshme për ndërhyrje të mundshme operative”, thuhet në reagim.
Tutje në reagimin e Ortopedisë është publikuar edhe raporti mjekësor ku bëhet publike diagnoza e pacientes.
![image 56](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2022/12/image-56-791x1024.png)