Skena nga tribuna në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit u bë virale Twitter dhe deri më tani ka mbledhur më shumë se 12 milionë shikime.
Gjithçka në video është pothuajse surreale – në mes të lojës, djali mbante celularin e tij me kamerën e ndezur për të dashurën e tij, ndërsa ajo po grimohej.
Por, pastaj ai filloi të shikonte përreth dhe dhe pasoi një dramë e vogël.Pas vështrimit vrasës, fansi është bërë menjëherë serioz dhe e ka drejtuar shikimin nga e dashura e tij.
Nën video janë grumbulluar qindra komente.