Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku ka shprehur bindjen se partia e tij do të dalë fituese në disa prej komunave kryesore në zgjedhjet e ardhshme lokale.
I pyetur në emisionin Debat Plus se a do t’i fitojë LDK-ja Pejën dhe Lipjanin, Abdixhiku është përgjigjur me vendosmëri:
“Edhe Pejën edhe Lipjanin i fitojmë, edhe Prishtinën, por nuk po dua të futem aty, sepse edhe Istogun, edhe Vitinë, edhe të tjerat – krejt këto që i kemi, 9 të parat që i kemi – po i marrim krejt”, tha ai.
Megjithatë, kreu i LDK-së theksoi se nuk e sheh të dinjitetshme që një kryetar partie të bëjë ndarje publike se ku fiton apo humb, duke marrë parasysh kandidatët që garojnë me dinjitet në secilën komunë.
“Edhe në fushatë elektorale ma kanë zënë për të madhe pse po them ‘po fitojmë’, por nëse futesh në fushatë e thua ‘s’po fitoj’, për besë më mirë është mos me u fut”, deklaroi Abdixhiku.
Ai shtoi se fokusi i tij kryesor është fushata e cila nis zyrtarisht pas dy javësh.



Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën